Barcelona i shkon skuadrës së promovuar në La Liga, Valladolidit – formacionet zyrtare

Futboll

Barcelona i shkon skuadrës së promovuar në La Liga, Valladolidit – formacionet zyrtare

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:21
Foto nga ndeshja e kaluar

Skuadra e sapo promovuar në La Liga, Real Valladolidi, do të përballet me njërin prej testeve më të vështira, pasi do ta presë kampionin, Barcelonën, në “Jose Zorrilla”.

Valladolid barazoi pa gola kundër Gironës javën e kaluar, por i nevojitet një betejë e madhe për ta ndalur Lionel Messin me shokë që do ta sulmojnë me të gjitha forcat në shtëpinë e saj.

Valladolid dhe Barça do të ballafaqohen në kuadër të javës së dytë të edicionit të ri të La Ligës, në një ndeshje që nis në orën 22:15.

Skuadra e Ernesto Valverdes vjen nga një fitore bindëse 3-0 ndaj Alavesit në shtëpi dhe do të synojë po të njëjtën edhe në udhëtim ndaj Valladolidit.

Formacionet zyrtare të të skuadrave:

Valladolid: Masip, Moyano, Kiko Olivas, Calero, Nacho, Borja, Alcaraz, Anuar, Toni, Óscar Plano y Enes Ünal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat