Napoli bën përmbysje spektakolare dhe fiton derbin ndaj Milanit

Futboll

Napoli bën përmbysje spektakolare dhe fiton derbin ndaj Milanit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 22:47
Foto nga ndeshja

Napoli e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Serie A, duke e mposhtur Milanin pas një përmbysje spektakolare me rezultat 3:2.

Skuadra e Carlo Ancelottit edhe pse ishte në disavantazh, me një angazhim të madh dhe dëshirë të jashtëzakonshme për fitore, arritën të përmbysin rezultatin, për një fitore të paharruar.

‘Rossonerët’ kaluan të parët në epërsi kur Bonaventura shënoi në minutën e 15’ për 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Milan dyfishoi epërsinë me mbrojtësin Calabria për 0-2.

Vazhdimi i pjesës së dytë i takoi në tërësi Napolit, që fillimisht në minutën e 53’ me anë të Zielinskit ngushtoi epërsinë në 1:2. Ishte pikërisht ky lojtar që shënoi një tjetër gol të bukur në minutën e 67’, për 2:2.

Golin e fitores për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën e 80’, pas një asistimi të pranuar nga Allan.

Në fund, Napoli 3:2 Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat