Liverpooli ngjitet në pozitën e parë

Futboll

Liverpooli ngjitet në pozitën e parë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 01:09
Mohamed Salah

Skuadra e Jurgen Kloppit ka vazhduar me formën e mirë në këtë sezon, duke shënuar fitore ndaj Brightonit.

“Redsat” ishin gjatë gjithë ndeshjes më të mirë se mysafirët, por që nuk arritën të konkretizonin më shumë se vetëm një rast në ndeshje.

Golin e vetëm e shënoi Mohamed Salah në minutën ’23 pas një asisti nga Roberto Firmino.

Liverpooli pati edhe raste tjera shënimi, por portieri Ryan ishte në formë duke bërë pritje spektakolare.

Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në pozitën e parë me 9 pikë duke shfrytëzuar barazimin e sotëm të kampionit në fuqi, Manchester Cityt (7 pikë) ndaj Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat