Barcelona me mund të madh e mposht Valladolidin në një terren të vështirë

Futboll

Barcelona me mund të madh e mposht Valladolidin në një terren të vështirë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 07:14
Foto nga ndeshja

Barcelonës i është dashur të derdhë shumë djersë për të fituar me rezultat minimal ndaj skuadrës së sapo promovuar në La Liga, Real Valladolidit, të shtunën vonë në Valladolid.

Valladolidi e priti kampionin në fuqi në “Jose Zorrilla”, në një terren që u duk mjaft e dëmtuar dhe papërshtatshëm për lojën e katalonasve. Kjo i shkaktoi vështirësi skuadrës së Ernesto Valverdes, që megjithatë, fitoi 1-0 falë golit të Ousmane Dembeles.

Ashtu siç pritej, skuadra e Ernesto Valverdes ishte dominuese dhe shumë më e mirë sesa skuadrave vendase, por dështoi ta gjente golin në pjesën e parë.

Barça ishte dy herë shumë pranë golit, por Luis Suarez u tregua i ngathtë në të dy rastet duke mos arritur të jetë i saktë në goditjen përfundimtare.

Messi me shokë krijuar më shumë dhe iu ofruan golit, por pa sukses, me vendasit që u përqendruan në kundërsulme.

Në pjesën e dytë, Valladolidi ishte shumë më e mirë duke tentuar më shumë drejt portës së Ter Stegen.

Por, ishte Barça ajo që shënoi, kur Dembele realizoi pas një topi të kthyer në lojë nga Sergi Roberto, pas 57 minutave lojë.

Valladolidi mori një iniciativë një çerek para se të përfundonte ndeshja, duke e vënë në shumë vështirësi skuadrën katalonase.

Barça shënoi edhe një herë pesë minuta para fundit, goli i Luis Suarezit u anulua për pozitë jashtë loje.

Ngjashëm, edhe Valladolidit iu anulua një gol për pozitën jashtë loje në minutën e fundit të kohës shtesë.

Kjo është fitorja e dytë në dy ndeshje për Barcelonën në këtë edicion tëri të La Ligës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat