Efekti Van Dijk, Liverpool harron problemet me mbrojtjen

Futboll

Efekti Van Dijk, Liverpool harron problemet me mbrojtjen

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 08:28
Van Dijk

Liverpool duket se më në fund ka gjetur njeriun e duhur për mbrojtën e tyre.

Virgil Van Dijk, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kaloi në Liverpool në Janar të këtij viti për rreth 82 milionë euro. Dyshimet ishin të mëdha, shuma dukej e tepruar, mirëpo performancat e holandezit po i justifikojnë milionat e shpenzuar.

Qendra e mbrojtjes ishte problemi kryesorë i Jurgen Klopp dhe duket se gjithçka tashmë është rregulluar me ardhjen e 27 vjeçarit.

Këto janë statistikat që nga ardhja e Van Dijk në Liverpool:

10 gola të pësuar – Më së paku në Premierligë.

11 herë portën e paprekur – Më së shumti në Premierligë.

7 herë radhazi portën e paprekur në Premierligë, si vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat