Cristiano Ronaldo do ta shënojë një numër të madh të golave në Serie A

Futboll

Cristiano Ronaldo do ta shënojë një numër të madh të golave në Serie A

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 08:56
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të shënojë një numër të madh të golave për Juventusin, pavarsisht fillimit të dobët në Serie A.

Kështu të paktën mendoni ylli i ”Zonjës së Vjetër” dhe bashkëlojtari i portigezt, Blaise Matuidi.

Në dy ndeshjet e para, Juventusi ka regjistruar fitore ndaj Chievos, 3-2 dhe Lazios, 2-0, por Ronaldo nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Por, Matuidi beson se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për Ronaldon dhe ai insiston se portugezi do të shkëlqejë në ”Allianz Stadium”.

”Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Matuidi.

”Për ne, është diçka e jashtëzakonshme, ne jemi të lumtur që luajmë me të.

”Ne do ta ndihmojmë atë të shënojë gola, sepse kjo është në ADN-n e tij”.

”Ne e dimë se ai do të na ndihmojë t’i fitojmë ndeshjet. Unë e di se ai do të shënojë shumë gola këtë sezon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat