Chelsea del në shitje, Abramovich do fitojë miliarda - Bota Sot
Chelsea del në shitje, Abramovich do fitojë miliarda

Futboll

Chelsea del në shitje, Abramovich do fitojë miliarda

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 10:52
Roman Abramovich

Pronari i Chelsea Roman Abramovich duket se është dorëzuar para milionave të hedhura nga pronarët e rinj të Manchester City dhe Paris Saint Germain vitet e fundit duke vendosur që t’i “dorëzojë” çelësat e ekipit londinez një tjetër pronari

E teksa e bleu në 2003-shin për 140 milionë paund, Abramovich bëri menjëherë diferencën mes klubeve angleze duke ofruar emra të mëdhenj e duke paguar për ta shifra marramendëse.

Por paratë e hedhura nga sheikët e City dhe PSG duket se kanë lënë hije manjatin rus, i cili ka vendosur që të heqë dorë nga Chelsea, për një shumë “modeste” prej 2 miliardë paund, bën të ditur “The Sunday Times”. E me një llogari të thjeshtë matematikore blerja e Chelsea në 2003-shin nga Abramovich ka rezultuar mëse e suksesshme nga ana ekonomike, pasi diferenca mes shumë që manjati rus harxhoi për ta blerë me shumën që kërkon për ta shitur është mbi 10 herë më e madhe.

Sipas “The Sunday Times”, pronari i Chelsea Roman Abramovich ka angazhuar bankën “Raine Group” të New Yorkut në përgatitje për shitjen e klubit.

Banka thuhet se ka vlerësuar klubin në 2 miliardë paund dhe Chelsea ka angazhuar këshilltarët e tyre, eksperienca e të cilëve la rezultuar e suksesshme pasi kanë ndihmuar Manchester City të shesë një 13 përqind të akisioneve të klubit tek “China Media Capital” për 265 milionë paund në 2015-ën.

Është e paqartë nëse Abramovich do të shesë të gjitha aksionet, apo një pjesë të tyre, por lëvizja vjen në një kohë kritike për Chelsea, të cilët falë dështimeve në sezonet e fundit e mungesës së parave duket se kanë vështirësi të konkurrojnë në merkato mes më të mirëve në Europë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...