PSG me ofertë 110 milionëshe për yllin e Tottenham

Futboll

PSG me ofertë 110 milionëshe për yllin e Tottenham

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 11:32
Ivan Rakitic

Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mesfushori dhe emri i fundit në radarin e kampionëve të Francës është Eriksen.

Pas dështimit për të nënshkruar me Ivan Rakitic, duket se drejtuesit e PSG janë drejtuar drejt Anglisë për të bërë ndonjë blerje.

Së fundmi parisienët po shqyrtojnë opsionin për të dërguar një ofertë të majme, për Christian Eriksen. Klubi po mendon të ofroj shifrën e 110 milionë eurove.

Organizatori danez është një nga lojtarët kryesor tek Tottenham dhe do të jetë e vështirë për francezët që ta bindin lojtarin, por edhe klubin londinez.

Pak ditë kanë mbetur deri në mbyllje të afatit kalimtar verorë, por asgjë nuk është e pa mundur për drejtuesit e PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat