Mourinho: Asnjë nuk është më i lumtur në skuadër

Futboll

Mourinho: Asnjë nuk është më i lumtur në skuadër

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 13:44
Mourinho: Asnjë nuk është më i lumtur në skuadër

Java e tretë e Premier League do të mbyllet me përballjen “big” mes Manchester United dhe Tottenham, por situata nuk është aspak e qetë te “djajtë e kuq” dhe ai që e konfirmon këtë është vetë trajneri Jose Mourinho. Portugezi ka deklaruar se asnjë nuk është i lumtur te skuadra, sidomos pas humbjes një javë më parë ndaj Brighton. “Është e qartë që asnjë nuk më i lumtur te skuadra. Kam mjaftueshëm përvojë për ta kuptuar këtë gjë, sidomos kur një skuadër nuk arrin të fitojë. Nuk ke dëshirë të luash më”, u shpreh Jose Mourinho.

“Ndaj Leicester nuk bëmë asnjë gabim dhe fitua, ndërsa e kundërta ndodhi ndaj Brighton, gabuam dhe e paguam shtrenjtë.  Njerëzit sot e shohin futbollin në një mënyrë pragmatike dhe në fund t’i merr atë që meriton. Nga humbja e fundit morëm shumë leksione, por është koha që të reagojmë dhe të ringrihemi”, tha Mourinho në prag të ndeshjes ndaj Tottenham. Trajneri portugez ka kohë që është në qendër të kritikave të skuadra e United, madje përflitet se mund të shkarkohet javën e ardhshme në rast se nuk arrin të fitojë ndaj Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat