Hyka shënon supergol në Amerikë

Futboll

Hyka shënon supergol në Amerikë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:58
Hyka

Mesfushori Jahmir Hyka vazhdon të shënojë në Amerikë. 30-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të, në sfidën ndaj Vancoverit  që skuadra e tij San Jose e humbi me rezultatin 2:3.

San Jose dyfishoi shifrat në minutën e 18-të me anë të Erikson, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja, pasi Vankuver shënoi 3 gola për 9 minuta.

Me paraqitjen e tij, Jahmir Hyka, i ka dhënë një sinjal trajnerit të Kombëtares, Cristian Panucci, i cili duhet të ketë në konsideratë për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë. Me golin e realizuar ndaj Vancoverit, Hyka shkoi në kuotën e 3 golave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat