Salah mund ta zëvendësoj Messin tek Barça

Futboll

Salah mund ta zëvendësoj Messin tek Barça

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:18
Lionel Messi, Mohamed Salah

Barcelona e sheh sulmuesin e Liverpoolit - Mohamed Salahun, i cili vlerësohet se kushton 250 milionë euro - si pasardhësin e Lionel Messit në klub.

Salah konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë për momentin, pas sezonit të mrekullueshëm që pati me Liverpoolin. Ai arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe gjatë sezonit të kaluar, shënoi më shumë se 40 gola.

Në listën e ngushtë të publikuar nga UEFA për lojtarin më të mirë, Salah është një ndër tre lojtarët e përzgjedhur, së bashku me Luka Modricin dhe Cristiano Ronaldon. Ndërsa, Messi nuk arriti të bëhej pjesë e kësaj liste, duke mbetur kështu në vendin e pestë.

Tani, Barcelona e konsideron egjiptianin si lojtarin e përsosur për zëvendësimin e Messit. Ata janë duke e planifikuar transferimin e tij për vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Barcelona janë të interesuar edhe për lojtarë të tjerë, si Kylian Mbappe. Që të dy këta lojtarë konsiderohen mjaft të shtrenjtë dhe kjo mund t’i shkaktojë probleme Barcelonës, të cilët edhe më herët kishin pasur probleme me rregullat e FIFA-s për transferime, Financial Fair-Play. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat