Shqiptarët e Vejles munden nga Odense

Futboll

Shqiptarët e Vejles munden nga Odense

Nga: K. Goca Më: 26 gusht 2018 Në ora: 16:21
Ylber Ramadani

Odenses i mjaftuan 45 minutat e para për të siguruar fitoren si mysafirë me rezultat 2:0 kundër Vejles, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit danez. Futbollistët shqiptar, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, me gjithë orvatjet me klubin e Vejles, nuk arritën rezultat pozitiv. Laursen (35') e Tverskov (45+1') realizuan për triumfin e Odenses.  Muçolli luajti deri në minutën e 56-të, kurse Ramadani ishte tërë sfidën. Në gjashtë ndeshjet e fundit Vejle ka tri barazime e tri humbje, duke përkeqësuar bilancin, aktualisht renditen në vend të 12-të me 6 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat