Zeneli me Heerenveenin nuk ia dolën me Feyenoordin

Futboll

Zeneli me Heerenveenin nuk ia dolën me Feyenoordin

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:25
Zeneli me Heerenveenin nuk ia dolën me Feyenoordin

Feyenoordi për 45 minuta e kreu punën kur avancoi me 0:3 në konak të  Heerenveenit,  ku mbyllën takimin me fitore 3:5. Në pjesën e parë Heerenveeni luajti dobët dhe kjo i kushtoi shtrenjtë me humbje.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, u paraqit deri në minutën e 71-të, por nuk ia doli në përballje me skuadrën e njohur.

Për Feyenoordin shënuan: Jens Toornstra (3’ e 45’), Robin van Persie (15’), Tyrell Malacia (47’) e Yassin Ayoub (90’) dhe për Heerenveenin: Morten Thorsby (71’), Kik Pierie (87’) e Dave Bulthuis (89’).

Heerenveeni është në vend të tetë me 4 pikë, dy më pak se Feyenoordi në pozitën e pestë me 6 pikë pas 3 jave në elitën e futbollit holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat