Flamurtari senzacional! Prishtina fiton derbin, Liria kokulur nga Ferizaj

Futboll

Flamurtari senzacional! Prishtina fiton derbin, Liria kokulur nga Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:42
Flamurtari senzacional! Prishtina fiton derbin, Liria kokulur nga Ferizaj

Flamurtari nga Prishtina bëri senzacion, duke e mundur me rezultat 3:1 kampionin në fuqi, Dritën nga Gjilani. Një fitore që pak kush e ka pritur sidomos në fushën e Dritës, e cila kishte 29 ndeshje pa humbje deri me tash.  “Flamurtarët” befasuan me lojë të mirë vendasit, kësisoj importuan tri pikë të mëdha, njëherësh është fitorja e dytë rresht. Në minutën e 22-të, Drita ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Ervis Kaja, pas harkimit të Xhevdet Shabanit. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 47-të, kapiteni Veton Shabani me kokë goditi bukur dhe barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 80-të, Drita tronditet, kur Alban Shillova e shfrytëzoi një huti të mbrojtjen rivale dhe me një goditje të saktë shënon për 1:2. Në minutën e 90+5, Shillova sërish dhe shënon për fitoren e thellë 1:3. Ky ishte goli i dytë gjatë kësaj sfide.

Prishtina triumfoi në derbin e kësaj jave, të cilët e mposhtën me 2:0 Trepçën ’89 në Mitrovicë. Në një atmosferë shumë të mirë, mbi dy mijë shikues, u tregua lojë e pëlqyeshme, por Prishtina u kthye me tri pikë dhe e nisi mbarë edicionin e ri, pasi që ka një ndeshje të shtyrë me Gjilanin. Mankenda bënë gjithçka vetë nga e djathta dhe me ndihmën e një devijimi nga vendasit shënon autogol Elton Basriu pikërisht në minutën 23-të. Në minutën e fundit, Lorik Boshnjaku thellon fitoren e Prishtinës me rezultat 2:0. Ferizaj e mundi Lirinë nga Prizreni me rezultat 1:0.  Futbollisti Avdyl Haliti shënoi gol të bukur në minutën e 85-të për fitoren e madhe të Ferizajt. Për Ferizajn që drejtohet nga trajneri Afrim Tovërlani është një fitore shumë e rëndësishme, kurse për Lirinë humbja e dytë rresht dhe tronditëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat