Leonardo: Shumë e vështirë për t’u pranuar, por s’duhet të befasohemi

Futboll

Leonardo: Shumë e vështirë për t’u pranuar, por s’duhet të befasohemi

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:50
Leonardo dhe Maldini

Leonardo, drejtori teknik i Milan, nuk e ka përjetuar aspak mirë humbjen me përmbysje të pësuar nga kuqezinjtë në fushën e Napoli-t.
“Na ka mbetur një shije e hidhur pas një pjese të parë të mirë dhe pasi kemi siguruar një avantazh të dyfishtë”, ka thënë drejtuesi kuqezi.

“Gjithsesi, mbeten shumë gjëra pozitive. Kemi luajtur kundër një ekipi që ka bërë shumë pikë sezonin e kaluar dhe ka marrë një trajner të madh. Është e vështirë të pranohet kjo humbje, por ka pasur shumë gjëra pozitive”.

“Nuk duhet të befasohemi se jemi në avantazh 2-0 në fushën e Napoli-t, unë shikoj një skuadër të gatshme, që ka kaluar disa ndryshime në strukturën e klubit. Kjo nisje e vështirë në kampionat tregon se na pret një sfidë shumë e vështirë”, ka përfunduar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat