Magani: Na ndodhi e njëjta situatë si me Feronikelin

Futboll

Magani: Na ndodhi e njëjta situatë si me Feronikelin

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:08
Magani e Josa

Gugash Magani, kryetrajner i Trepçës ’89, si e arsyeton humbjen si vendas me 2:0 nga Prishtina, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës. “Na ndodhi e njëjta situatë si me Feronikelin, nga një pjesë e parë shumë e dobët ku në pjesën e dytë rregulluam diçka ku në përgjithësi jam i kënaqur, por rezultati nuk më jep të drejt të them që kemi bërë lojë të mirë, sepse në fund fare ne u mundëm. Këtu, pa i mohuar vlerat e Prishtinës, kam shumë rezerva për gjykimin. Nuk mund të jap gjykimin shumë të saktë për çfarë po them para se t’i shoh xhirimet filmike, te dy raste apo episode dhe mendoj se sikur të gjykonte 50 me 50 gjyqtari edhe mund të barazonim, sepse rastet i patëm. Pra pretendoj për një penallti, por nuk e analizoj vetëm gjyqtarin, sepse ne kemi mëkatet tona. Sot nuk prodhuam ato gjëra për të cilat mendoj se skuadra ka potencial. Duhet analizuar shumë këtë ndeshje, mirë që na ndodhi në fillim të kampionatit, të analizojmë dhe të jemi në këmbë në tokë”, tha Magani për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat