Simeone i entuziazmur nga djali i tij

Futboll

Simeone i entuziazmur nga djali i tij

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:21
Diego Simeone

Giovanni Simeone nuk i ka ngjarë babait të vet të famshëm Diego, sepse ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Diego shkatërronte lojën e kundërshtarit dhe ishte një shkëmb në mesfushën e skuadrave ku ka luajtur, ndërsa ka transformuar në shkëmb Atletico-n e Madridit, ku prej vitesh po shkëlqen si trajner.

Ndërkaq, Giovanni ka zgjedhur të bëjë sulmuesin dhe e bën shumë mirë: që gola në sezonin 2016/17 te Genoa, 14 gola kampionatin e shkuar te Fiorentina, start me gol dje në Serinë A ndaj Chievo-s, duke dhënë edhe 2 asiste.

Vetëm 23 vjeç, Simeone i ri është një ndër xhevahirët e Serisë A dhe së shpejti do ta shohim në klub më të rëndësishëm e ambicioz, me Diegon që buzëqesh, sepse djali i tij është rritur si duhet, larg hijes së babait.

Dje në tribunën e “Artemio Franchi” ishte edhe Diego Simeone, i cili ishte së bashku me familjen e tij të re dhe shijoi spektaklin e Fiorentina-s dhe të të birit. Nuk është çudi që së shpejti ta kërkojë tek Atletico!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat