Rudy largohet nga Bayerni

Futboll

Rudy largohet nga Bayerni

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:31
Sebastian Rudy

Futbollisti gjerman nuk ka gjetur vend në skuadrën bavareze.

Në Bundesligë, Bayern Munchen po bën ende lëvizje më shumë në dalje dhe tashmë Sebastian Rudy mund të quhet i larguar.

Është Schalke 04 që ka fituar garën për mesfushorin 28-vjeçar për të cilin interesohej edhe Leipgiz por blutë mbretërorë insistuan më shumë duke bindur bavarezët me një ofertë prej 16 milionë eurosh.

Rudy mbyll kështu vetëm pas një viti aventurën me Bayern Munchen teksa do të firmosë për katër sezone me Schalken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat