A e dini ku gjendet ky stadium në Kosovë i rrethuar me male?

Futboll

A e dini ku gjendet ky stadium në Kosovë i rrethuar me male?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:22
Fusha në Hogosht

I bukur për sy,  por paksa i frikshëm për kundërshtarët, stadiumi i futbollit, që gjendet në fshatin Hogosht të komunës së Dardanës. Fusha e futbollit, që njihet si fusha e rezistencës, për faktin se janë zhvilluar shumë ndeshje të Republikës së Kosovës në kohën e okupimit. Dhe këtu luan KF Kika nga Hogoshti, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, që startoi për mrekulli, me fitore me rezultat 2:0 kundër Istogut. “KF Kika e nisë sezonin e ri 2018/19-të me fitore, ku arriti ta mposht Istogun me rezultat 2:0.
Pjesa e parë ishte mjaft e mirë me shumë raste nga ana e lojtarëve tanë, ku vlen të theksohet se Besart Morina e ka pasur rastin më të mirë që ta dërgoj ekipin në epërsi, por golin nuk ia lejoi portieri i Istogut.

Pjesën e dytë Kika e nisi mbarë me një ofensivë konstante ndaj lojtarëve kundërshtar, ku Augent Latifaj goditi shtyllën ne minutën e 57-të.

Image

KF Kika

Momenti i golit erdhi në minutën 69-të, ku pas një harkimi në zonë më së miri e shfrytëzoi sulmuesi Lirian F. Ferati i cili më kokë shënoi për golin e parë.

Lojtarët tanë vazhduan me lojë të mirë, ku edhe e shënuan golin e dytë pas një aksioni të mirëndërtuar, ku Besart Morina bëri një super asistim dhe Lirian Ferati shënoi për golin e dytë në minutën e 88-të dhe rezultatin përfundimtar. 
KF Kika me lojën e sotme tregoi se është e përgatitur për sezonin e ri dhe janë të gatshëm t’i befasojnë kundërshtarët.

Në xhiron e dytë luajmë mysafir ndaj KF Bashkimit të Koretinit në Koretin”, bëhet e ditur nga KF Kika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat