"Luftë” mes Barcelonës dhe PSG për Rabiot

Futboll

"Luftë” mes Barcelonës dhe PSG për Rabiot

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:35
Adrien Rabiot

Klubi parisien kërcënon se do ta padisë në FIFA, Barcelonën.

Afati kalimtar i verës në Spanjë dhe në Francë ende nuk është mbyllur dhe klube si Barcelona apo Paris Saint-Germain po mundohen t’i shfrytëzojnë në maksimum ditët e fundit që kanë mbetur.

Klubi i Barçës është prej kohësh në kërkim të një mesfushori dhe si objektiv kryesor ka pasur yllin e PSG, Adrien Rabiot.

Barcelona nuk po i ndahet qëllimit të saj dhe për këtë janë shqetësuar shumë pala parisiene të cilët kërcënojnë t’i padisin në FIFA.

Sipas të përditshmes katalanase Sport, PSG pretendon se nga klubi i Barcelonës, kanë kontaktuar direkt me mesfushorin, pa marrë lejen e klubit.

Ekipi blaugrana po kërkon ta shfrytëzojë mundësinë, kur lojtarit i kanë mbetur edhe gjashtë muaj në kontratë dhe Rabiot deri më tani nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me kampionin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat