Leonardo-Rodriguez, takimi vendimtar për të ardhmen

Futboll

Leonardo-Rodriguez, takimi vendimtar për të ardhmen

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:12
Ricardo Rodriguez

Orë të nxehta në shtëpinë e Milan në frontin Ricardo Rodriguez.

Futbollisti dhe menaxheri i tij  Gianluca Di Domenico kanë qenë në selinë e klubit kuqezi për të takuar Leonardo dhe Maldini.

Mbledhja ka zgjatur rreth dy herë.

Për momentin nuk është sqaruar asgjë, por në ditët e fundit, pasi i tha “jo” ofertës së Monaco dhe hodhi poshtë sondazhet e Arsenal dhe Borussia Dortmund, mbrojtësi i majtë është joshur nga Paris SG.

Faktiksisht edhe Milan do të ishte “pro” kalimit të zviceranit në Francë, për 30 milionë euro.

PSG kërkon një mbrojtës të djathtë, pasi Juventus refuzoi t’i jepte Alex Sandra, ndërsa edhe Milan mund të bëj pa Rodriguez.

Blerja e Laxalt, rikthimi i afërm i Conti dhe fakti që si Calabria dhe Caldara mund të luajnë në të majtë, ekipi i Gattuso ka alternativa që mjaftueshme për të marrë lojtarin e ardhur verën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat