Ozili po lufton për të ardhmen në Arsenal

Futboll

Ozili po lufton për të ardhmen në Arsenal

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:05
Mesut Ozil dhe Emery

Mesut Ozil është duke luftuar për ta siguruar të ardhmen në klubin e tij, Arsenal.

Trajneri i ri i “Topçinjve”, Unai Emery, e ka bërë të qartë, publikisht dhe privatisht, se ai pret punë shumë më të zellshme nga ylli dhe përfituesi më i madh i klubit, Mesut Ozili.

Ozili mungoi në fitoren e parë të spanjollit si trajner i Arsenalit, ndaj West Hamit të shtunën, dhe mungesa e tij është duke u hetuar me kujdes.

Ylli gjerman, i cili nënshkroi kontratë të re në janar me pagë javore rreth 390 mijë euro, kur Arsene Wenger ishte ende trajner, u zëvendësua në ndeshjen e kaluar ndaj Chelseat afro 20 minuta para fundit.

Më pasi, atij iu kërkua të punonte më fort në stërvitje, teksa dyshimet rritesh se ai do të lihej jashtë për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj West Hamit.

Por, të premten, Ozil mungoi në stërvitje për shkak të ftohjes. Besohet se kjo ishte hera e shtatë që ai mungon në stërvitje këtë vit, me arsyetimin se është i sëmurë. Të dielën, ai u la jashtë ndeshjes që Arsenali e fitoi 3-1 ndaj West Hamit.

Emery i ka mohuar thashethemet se ka pasur fjalosje me Ozilin para ndeshjes, por është e qartë se 29-vjeçari duhet të bëjë përpjekje më të mëdha nën regjimin e ri.

Seancat e vështira stërvitore të Emeryt kanë ardhur si tronditje për disa lojtarë të Arsenalit, të cilët janë mësuar me ushtrime të shkurtra dhe shpejta që Wengeri i preferonte.

Po ashtu, është e qartë se Emery nuk brengoset për emra apo reputacione dhe është i gatshëm të jetë i ashpër me përzgjedhjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat