Ish-ylli i Madridit: Ronaldo është dashur të tregojë besnikëri ndaj Realit, njëlloj si Messi ndaj Barçës

Futboll

Ish-ylli i Madridit: Ronaldo është dashur të tregojë besnikëri ndaj Realit, njëlloj si Messi ndaj Barçës

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:24
Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të duhej ta ndiqte shembullin e rivalit të përjetshëm, Lionel Messit, dhe të qëndronte në Real Madridit, thotë sikur yllit i Madridit, Rafael va nder Vaart.

Superylli portugez e braktisi Real Madridin këtë verë, pak pasi e kishte fituar titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”, duke iu bashkuar gjigantit italian, Juventus.

Një marrëveshje e vlefshme 112 milionë euro e çoi pesë herë fituesin e Topit të Artë në Juventus, duke i dhënë fund kështu një periudhe nëntëvjeçare dhe rekord-thyese në kryeqytetin spanjoll.

Vendimi i Ronaldos për të ndërmarrë një sfidë të re në moshën 33-vjeçare i habiti shumë veta, me Va nder Vaart në mesin e atyre që mendojnë se portugezi është dashur ta tregojë të njëjtën besnikëri ndaj Madridit si Messi ndaj Barcelonës.

Ish-mesfushori i “Los Blancos” ka thënë për mediumin ukrainas Football.ua: “E dini, tipat si Messi.. Messi kurrë s’do ta braktisë Barcelonën”.

“Jam paksa i trishtuar për largimin e Ronaldos”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat