Griezmann: Jemi Atletico

Futboll

Griezmann: Jemi Atletico

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:27
Griezmann: Jemi Atletico

Pas ndeshjes së vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll, ku Atletico i Madridit fitoi 1:0 kundër Rayo Vallecanos, shumë njerëz janë përqendruar tek paraqitja e dobët e skuadrës madrilene. Gjithsesi, për t’ju përgjigjur këtyre kritikave ka menduar ylli i “Colchoneros”, Antoine Griezmann, në një intervistë pas ndeshjes.

“Nuk më intereson nëse njerëzve nuk u ka pëlqyer loja. Ne jemi Atletico, këtu nuk ka lojë të bukur, vetëm pikët kanë rëndësi. Ëndrra ime është të vazhdoj të fitoj sa më shumë në karrierën time, qoftë me Atleticon, apo edhe me Francën”, tah Griezmann.

Kampioni i Botës me kombëtaren franceze foli gjithashtu dhe për çmimin e Topit të Artë, për të cilin është një nga kandidatët e mundshëm që ta fitojë.

“Topi i Artë vendoset nga njerëz të tjerë. Jam i lumtur që jam një kandidat për fitimin e këtij trofeu, por më duhet të falënderoj dhe shokët e skuadrës në klub e tek Franca, pasi pa ta nuk do të kisha luajtur kurrë kaq mirë”, deklaroi ylli francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat