Miliona euro për shqiptarin

Futboll

Miliona euro për shqiptarin

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 16:52
Eros Grezda

Duket se ardhmja e lojtarit Eros Grezda, është larg ekipit të Osijekut. Bëhet fjalë për një kalim në Skoci të lojtarit të kombëtares Shqiptare. Sipas asaj që bën me dije “The Sun” skuadra e Rangers është gati të paguajë 2.7 milionë funte për të marrë lojtarin.

Sytë janë kthyer nga “ylli” i kombëtares shqiptare, Grezda.

Shqiptari nuk luajti në ndeshjen e Osijek i cili u eliminua në raundet e Europa League dhe kjo shton akoma edhe më shumë zërat për një kalim të lojtarit në Skoci. Grezda shikohet nga skocezët si një përforcim i mirë duke parë cilësitë e lojtarit dhe tashmë konkurrnca me skuadrën e Celtiku është një objektiv për trajnerin Steven Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat