Ramos: Unë jam i pari, Benzema është i dyti...

Futboll

Ramos: Unë jam i pari, Benzema është i dyti...

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:46
Ramos: Unë jam i pari, Benzema është i dyti...

Real Madridi ngadhënjeu me rezultat 4:1 në fushë të Girona-s dhe udhëheq tabelën me 6 pikë në kampionatin spanjoll. Largimi i Cristiano Ronaldos nga Reali ka bërë që mbrojtësi Sergio Ramos të bëhet gjuajtësi i penalltive, por pas kryerjes të një penalltie të dielën që lamë pas, kapiteni ia lejoi të dytin Karim Benzemës. “Unë jam ekzekutuesi i parë i penalltive dhe Benzema është i dyti”, ka thënë Ramos. Futbollisti foli edhe për kryerjen e penalltisë me ‘panenka’, ka një shpjegim: “Ishte krejtësisht e improvizuar. Kjo ishte një teknikë që e kam përdorur që një kohë të gjatë dhe zakonisht portierët e dinë, por ishte një mundësi e mirë për ta bërë këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat