Pique: Do të ishim të lumtur nëse Pogba vjen te Barcelona

Futboll

Pique: Do të ishim të lumtur nëse Pogba vjen te Barcelona

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:50
Gerrard Pique

Gerrard Pique në një intervistë të tij ka folur edhe rreth çështjes Paul Pogba.

I pyetur se a është i informuar rreth situatës Pogba-Manchester, e cila sipas gazetarit erdhi si pasojë e skuadrës se Barcelonës, mbrojtësi ka thënë se nuk është shumë i vetëdijshëm për çfarë ka ndodhur, por ka thënë se do të ishte i lumtur nëse ai do të vishte fanellën e Barcelonës.

“Nuk jam në dijeni për situatën rreth tyre. Pogba është lojtar i mirë dhe është lojtar i United. Do të shohim nëse ai do të ndërrojë skuadër. Do të ishte mirë nëse ai do të vinte, do të na bënte të lumtur, por duhet ta respektojmë si lojtar të United” ishin fjalët e spanjollit.

Pogba- Barcelona- Manchester ishte “drama” e ditëve të fundit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat