”Do të shkarkoheni në mëngjes” – tifozët e Spurs tallen me Mourinhon

Futboll

”Do të shkarkoheni në mëngjes” – tifozët e Spurs tallen me Mourinhon

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 23:22
Jose Mourinho

Tifozët e Manchester Unitedit edhe njëherë janë duke e kërkuar shkarkimin e Jose Mourinhos.

E ardhmja e Mourinhos në ”Old Trafford” është në dyshim pas humbjes shokuse sot nga Tottenhami.

Sonte, Manchester Unitedi u mposhtë me rezultat, 0-3 nga Tottenhami si vendas.

Dhe tifozët e Tottenhamit menjëherë shprehën kënaqësinë e tyre me dështmin e radhës nga Mourinho.

Pas golit të shënuar nga Lucas Moura, tifozët e Spurs në tribuna filluan të brohorisnin:”Ju do të shkarkoheni në mëngjes”.

Ironikisht, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino është kandidati potencial për ta zëvendësuar Mourinhon në Man United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat