Kjo është arsyeja pse trajneri Lopetegui e zëvendësoi Marcelon në fitoren e Realit

Futboll

Kjo është arsyeja pse trajneri Lopetegui e zëvendësoi Marcelon në fitoren e Realit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 00:06
Marcelo

Real Madrid ka mposhtur Gironan me rezultatin 4:1, në kuadër të xhiros së dytë të La Liga.

Puna e Julen Lopeteguit si trajner i “Los Blancos” është mjaft e vështirë, nisur nga fakti që ai zëvendëson një trajner që i solli skuadrës tre trofe të Ligës së Kampionëve, gjithashtu, largimi i Ronaldos nga skuadra është humbje e madhe.

Pas humbjes së Superkupës  ndaj Atleticos,Lopetegui e ka nisur mirë kampionatin duke shënuar dy fitore. Por, pas fitores së mbrëmshme, duket se trajneri e ka hidhëruar yllin e skuadrës Marcelo, i cili u zëvendësua pas avantazhit 3:1.

Sipas “As” ishin dy gabime të Marcelos që shtyen trajnerin ta zëvendësoi. Me theks të veçantë ishte momenti kur Portu kaloi brazilianin dhe Reali rrezikoi të pësoi golin e dytë. Sa i përket rastit Marcelo është shprehur se ishte i befasuar por e respekton vendimin e trajnerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat