Dybala kundër Allegrit, kjo priti të ndodhte ndaj Lazios

Futboll

Dybala kundër Allegrit, kjo priti të ndodhte ndaj Lazios

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 07:47
Paulo Dybala

Paulo Dybala ishte rezervist i paaktivizuar ndaj Lazios.

Paulo Dybala mbeti i dëshpëruar pas qëndrimit në bankën e rezervistëve në ndeshjen e fundit të Juventusit ndaj Lazios në Serie A.

Sulmuesi argjentinas jo vetëm se nuk ishte partner i Cristiano Ronaldos në sulm por nuk u aktivizua fare as nga banka e rezervistëve.

Juventus fitoi 2:0 por Dybala mbeti i pakënaqur me mos aktivizimin e tij nga trajneri Massimiliano Allegri.

“Kam pritur se do të luaj ndaj Lazios”, u shpreh shkurt Dybala për mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat