Çfarë shkuajnë mediat e huaja për shqiptarin që u paraqit kundër Romës?

Futboll

Çfarë shkuajnë mediat e huaja për shqiptarin që u paraqit kundër Romës?

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:12
Berat Gjimshiti

Roma dhe Atalanta u ndalën në një barazim me rezultat 3:3, një rezultat spektakolar për ekipin e Gasperinit, që i pati të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen. Në fushën e lojës për Atalantën ishte edhe qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Futbollisti kuq e zi ka bërë një paraqitje pozitive mbrëmjen e së hënës. Rrjeti “Eurosport” e ka vlerësuar paraqitjen e Gjimshitit me notën 6.5, duke u shprehur se futbollisti shqiptar meritonte dhe më shumë. “Ai meritonte edhe më shumë. Por ai humbi mbulimin e Florenzit te goli i dytë i Romës.

Për pjesën tjetër ishte hija e Dzeko, që nuk mundi të ishte i rrezikshëm”-shkruan “Eurosport” në versionin italisht. I njëjti vlerësim vjen dhe nga faqja “Tuttomercatoweb”, që gjithashtu shkruan se Gjimshiti ishte surpriza e bukur e mbrëmjes. “Surprizë e bukur. Pas testeve të shkëlqyera kundër Frosinone dhe Hapoel, është konfirmuar gjithashtu në krahasim të drejtpërdrejtë me Dzekon, shumë i frikshëm”-shkruan portali italian.

Ndrkohë është gazeta tjetër italiane “La gazzetta dello sport”, që paraqitjen e Gjimshitit e vlerëson me notën më të dobët duke e kritikuar për pësimin e dy golave të Romës.

Mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Romës ka qenë i pranishëm dhe trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci, i cili padyshim duhet të jetë lgaruar i kënaqur që të paktën një nga qendërmbrojtësit është në formë të mirë. Berat Gjimshiti është duke përfituar jo pak nga fakti, që trajneri Gasperini bën çdo javë rrotacion në formacion, pasi skuadra e tij është duke zhvilluar dhe ndeshje në Ligën e Europës. Ndërkohë Etrit Berisha vijon të mbetet në bankë edhe pse sezonin e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm për Atalantën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat