Mourinho: Kam fituar më shumë tituj se të gjithë 19 trajnerët tjerë në Premier Ligë

Futboll

Mourinho: Kam fituar më shumë tituj se të gjithë 19 trajnerët tjerë në Premier Ligë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:17
Trajneri portugez Jose Mourinhos

Trajneri portugez ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve provokuese të gazetarëve pas ndeshjes së mbrëmshme.

Manchester United ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premier Ligë, pasi mbrëmë u mund 0-3 nga Tottenhami brenda në Old Trafford.

Duartrokitjet e Jose Mourinhos ndaj publikut të Old Trafford pas humbjes 0-3 me Tottenhamin para syve të drejtuesve të United të linin përshtypjen e një lamtumire, por në konferencën për shtyp, ai u shfaq si zakonisht energjik, madje më shumë se ç’u pa në bankinë gjatë takimit.

“Meritonim shumë më tepër për nga mënyra sesi kemi luajtur. Nuk duhet të ndihemi të mundur.”

“Skuadra është e bashkuar, ndryshe nuk do të kishim luftuar, siç bëmë ndaj Tottenhamit. Mund të kishim marrë avantazhin e dy golave në pjesën e parë, por, në fund, humbëm 0-3.”

“A e dini çfarë do të thotë 3-0?” – ishte pyetja që e tërboi Mourinhon. “Do të thotë tre gola për ata dhe zero për ne”.

“Sigurisht edhe tre trofe të Premier Ligës që kam fituar unë. Kam fituar më shumë tituj të kampionatit anglez sesa të gjithë 19 trajnerët e tjerë të marrë së bashku, prandaj tregoni respekt për mua”, ka theksuar ai para se ta lëshonte sallën e konferencave i nervozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat