Mourinho as në tokë as në qiell

Futboll

Mourinho as në tokë as në qiell

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:44
Mourinho as në tokë as në qiell

Manchester United ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat të hënën në nbrëmje, teksa Tottenham ka fituar 3:0 në “Old Trafford”.

Siç mund të kuptohet, humori i Jose Mourinho nuk ka qenë shumë i mirë dhe kjo është dukur qartë në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

I acaruar nga pyetjet e gazetarëve, Mou ka braktisur konferencën pasi ka bërë këtë deklaratë:

“Ne humbëm 3 me 0, por unë kam fituar 3 Premier League, më shumë se 19 trajnerët e tjerë të këtij kampionati. Unë fitoj 3 me 2”. (Guardiola dhe Pellegrini janë dy trajnerët e tjerë që kanë fituar Premier).

Portugezi ka befasuar akoma më shumë në intervistën e dhënë për “Sky Sport”, ku ka thënë: “Nuk kemi humbur në aspektin taktik dhe as në atë strategjik, por kemi humbur ndeshjen”. Fundja Mourinho është as në tokë as në qiell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat