Valencia blen Guedes nga PSG

Futboll

Valencia blen Guedes nga PSG

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:41
Guedes

Klubi spanjoll ka arritur më në fund që ta bind PSG-në për ta shitur Goncalo Guedes.

Pas muajsh të tërë bisedime, merr fund telenovela Guedes, pasi reprezentuesi portugez mund të quhet tashmë një lojtar i Valencias.

Për të mbyllur blerjen e Guedes ishte vënë në lëvizje vetë pronari i Valencias, Peter Lim, i cili negocioi me Nasser Al-Khelaifin dhe agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, duke arritur tek marrëveshja prej 40 milionë eurove.

Paris Saint-Germain nuk do të ketë të drejtë riblerjeje për lojtarin 21-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat