Fundi i një legjende

Futboll

Fundi i një legjende

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:27
Fundi i një legjende

E quajnë Tempulli i futbollit rumun, ndërsa që nga e marta e 28 gushtit Ghencea Stadium nuk do të ekzistojë më. Stadiumi legjendar në Bukuresht, ku kanë luajtur thuajse gjithë emrat më të mëdhenj të futbollit rumun, shembet 44 vjet pas inaugurimit dhe 3 vjet pas ndeshjes së fundit luajtur aty, gjithnjë nga Steaua.

Arena ka kohë që është rrënuar si stadium dhe nuk mund të quhet më një impiant sportiv, ndaj prej kohësh është marrë vendimi për prishjen e tij, për të ndërtuar një stadium modern, që do të jetë gati për Kampionatin Europian 2020, që do të luajë disa ndeshje edhe në Rumani, shkruan telesport.

Vlera e investimit do të jetë rreth 60 milionë euro dhe do të bëhet fjalë për një stadium 30-mijë vendësh me 5 yje, që plotëson gjithë standardet e FIFA-s dhe UEFA-s. Stadiumi do të ketë gjithçka nevojitet për të qenë aktiv dhe i hapur për tifozët gjatë gjithë vitit, me muze, dyqane e restorante.

Para prishjes së stadiumit është zhvilluar një ceremoni ku ka qenë të pranishëm shumë figura të rëndësishme të futbollit rumun, që kanë kaluar karrierën duke luajtur në Ghencea, ndërsa kurioz është fakti se copëza të fushës u janë dhuruar ish-legjendave të futbollit rumun, si kujtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat