Di Francesco përfundon në spital

Futboll

Di Francesco përfundon në spital

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:44
Eusebio Di Francesco

Eusebio Di Francesco ka përfunduar në infermieri. Trajneri i AS Roma, pas barazimit të Manolas kundër Atalanta, është nevrikosur duke i goditur me dy grushte stolin.

Një moment tërbimi që i ka kushtuar rëndë. Pasi u paraqit i fashuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes, sot në mëngjes ka shkuar në Villa Stuart ku është operuar sepse ka thyer gishtin e vogël të dorës së majtë.

Ndërhyrja është bërë me anestezi dhe trajneri ka dalë nga spitali pak minuta më parë. Nuk është në dyshim prania e tij në stolin e “San Siro” kundër Milan, ditën e premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat