Ja pse Mourinho nuk është fajtor për disfatën e United ndaj Tottenham

Futboll

Ja pse Mourinho nuk është fajtor për disfatën e United ndaj Tottenham

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:47
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen e Manchester United ndaj Tottenham, sipas Sam Allardyce.

Ish-trajneri i Anglisë beson se statistikat vërtetojnë përmirësimin e dukshëm të United nën drejtimin e Mourinho-s dhe ekipi ishte i pafat që humbi, jo më me tri gola.

Allardyce nuk beson se Mourinho mund të kishte bërë më shumë për të frymëzuar një fitore të ekipit të tij gjatë mbrëmjes së hënë, dhe mendon se lojtarët e kanë lënë në baltë dhe janë ndëshkuar nga një skuadër vrastare në sulm.

“Po ju them statistikat dhe pse United ishte aq mirë,” shprehet Allardyce për talkSPORT.

“Statistikat ishin 57% mbajtje topi, 23 goditje, pesë në kuadrat, Tottenham 43% mbajtje topi, nëntë goditje, pesë në kuadrat. Ishte vetëm finalizimi i Tottenham që i dha fitoren, normalisht ky rezultat nuk do të ndodhte kurrë.

“Trajneri i dha mentalitet sulmues ekipit dhe ata sulmuan, duke krijuar mjaftueshëm shanse për gol por janë ndëshkuar nga një mbrojtje e dobët.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat