Futbollisti i Skënderbeut ftohet në kombëtare

Futboll

Futbollisti i Skënderbeut ftohet në kombëtare

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:02
Futbollisti i Skënderbeut ftohet në kombëtare

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, është shndërruar në një nga lojtarët stabël të përfaqësueses së Kosovës. 24-vjeçari nga Presheva ka marrë sërish ftesë nga trajneri Shaland, për 2 takimet e muajit shtator ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lajmin e ka bërë publik klubi i Skënderbeut nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Aliti numëron 4 ndeshje me Kosovën, ndërsa më herët, në vitin 2014 veshi 2 herë fanellën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat