VAR në Kupat e Europës

Futboll

VAR në Kupat e Europës

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:03
VAR në Kupat e Europës

Këto ditë në mediat europiane qarkulloi lajmi i bujshëm se UEFA po përgatitet të aplikojë teknologjinë ndihmëse të arbitrimit, VAR, në Champions dhe Europa League, duke filluar që nga faza çerekfinale e këtyre kompeticioneve.

Gjithsesi vetë kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin mohoi këtë lajm, duke theksuar se nuk e di nga është origjina e tij, por se qeveria europiane e futbollit nuk ka ndërmend të aplikojë në këto momente VAR-in.

“Nuk e di nga vijnë këto lajme, por e vërteta është që UEFA nuk ka ndërmend të aplikojë VAR-in në çerekfinalet e këtij sezoni të Champions dhe Europa League. Akoma nuk më bind kjo teknologji dhe duhet ende të sqarohen shumë detaje”, tha Ceferin në një intervistë për mediat sllovene.

Më tej kreu i UEFA-s, i cili momentalisht është i zënë edhe me fushatën për të fituar një tjetër mandat si president, pranoi se VAR do të aplikohet një ditë edhe në Europë, por theksoi se deri atëherë duhen sqaruar disa teknikalitete, për të mos qenë më eksperimental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat