Ismet Munishi ka dy fjalë!

Futboll

Ismet Munishi ka dy fjalë!

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:03
Ismet Munishi ka dy fjalë!

Kryetrajneri i Besës nga Peja, Ismet Munishi, ka misionin e  qartë, ekipin ta rikthejë në elitën e futbollit të Kosovës. Në hapje të edicionit Besa u kthye me një pikë nga Pozhorani, ku u nda baras 0:0 me Vllazninë, skuadra që në edicionin e kaluar ishin në elitë.

Munishi prej trajnerëve më të mirë në vendin tonë, ka dy fjalë për ndeshjen Vllaznia-Besa, e cila u zhvillua të dielën që e lamë pas. “Shumë i kënaqur me pikën në Pozharan. U bëra pak nostalgjik sepse fusha, referimi, ambienti tempo e lojës, zhagitjet me kujtonin futbollin gjatë kohës së okupimit në vitet 1994-1995.

E vetmja gjë pozitive ishte mikpritja e ngrohtë e nikoqirit. Gjithsesi lufta vazhdon për të siguruar një pozitë që dërgon në barazh sepse aty fitojmë gjithmonë. Besa – Besë”, shkruan Munishi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat