Lojtari i Gjilanit ftohet nga Kombëtarja e tij për ndeshjen me Argjentinën

Futboll

Lojtari i Gjilanit ftohet nga Kombëtarja e tij për ndeshjen me Argjentinën

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:20
Wilber Perez

Lojtari i Gjilanit, Wilber Perez, që shkëlqeu ndaj KEK-ut, është ftuar nga Kombëtarja e tij, Guatemala.

Perez erdhi në verë tek Gjilani, tek të cilët po njihet me nofkën “Bebote”.

“Lojtari i posa ardhur në këtë afat kalimtar Wilber Perez i njoftur dhe me nofkën “Bebote” ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e vendit të tij, Guatemala. Bëhet fjalë për dy ndeshjet miqësore që Guatemala i zhvillon kundër Argjentinës me 9 Shtator dhe Ekuadorit me 11 të po këtij muaji.

Ftesa për të tregon se lojtari ka cilësi për dallim nga ardhjet tjera nga jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat