Tifozët janë të zemëruar në Benitezin

Futboll

Tifozët janë të zemëruar në Benitezin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:30
Tifozët janë të zemëruar në Benitezin

Tifozët e Newcastles nuk e kanë fshehur zemërimin e tyre me Raffael Benitezin, pas humbjes së skuadrës në shtëpi, me rezultatin 1:2 ndaj Chelseat.

Më shumë sesa rezultati është pikërisht mënyra e lojës që spanjolli zgjodhi të aplikojë, ajo që nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve anglezë, të cilët nuk e kanë honepsur faktin që Benitez aktivizoi 5 mbrojtës ndaj londinezëve.

“Mund të humbim edhe 0:5, por nuk dëshirojmë të shohim një autobus të parkuar para porte. Na pëlqen më shumë një biçikletë që ecën, sesa një autobus i parkuar”, thanë disa nga tifozët në rrjetet sociale, duke kërkuar edhe ndaj presidentit, që të marrë masa për largimin e Benitezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat