Juventus do të ofrojë 50 mln € për brazilianin verën tjetër

Futboll

Juventus do të ofrojë 50 mln € për brazilianin verën tjetër

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:05
Drejtori Marotta

Raportet në Itali sugjerojnë se Juventus nuk ka hequr dorë nga blerja e Marcelo-s dhe do ta provojë përsëri verën tjetër.

Cristiano Ronaldo mund të jetë ai do të bindë Marcelo-n t’i bashkohet kampionëve italianë për të qenë përsëri së bashku.

Raportet thonë se Juve është munduar që këtë verë për të bërë të tijin mbrojtësin e majtë, por do të provojë përsëri në fund të sezonit, dhe pritet të ofrojë 50 mln euro për 30-vjeçarin.

Thuhet madje se edhe Marcelo do të ishte gati të transferohej në Torino. Për të gjetur fondet e transferimit, Juve-s do t’i duhet të shesë Alex Sandro-n, një lojtar ër të cilin edhe Real Madrid është interesuar më parë.

Juve vendosi të mos e shesë edhe këtë sezon, megjithëse ka pasur oferta nga PSG dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat