Panucci flet për futbollistin nga Kosova

Futboll

Panucci flet për futbollistin nga Kosova

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:21
Panucci flet për futbollistin nga Kosova

Eros Grezda është shumë pranë firmës me klubin e njohur skocez, Rangers. Sulmuesi i kombëtares kuq e zi sapo është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave dhe është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Mediet angleze raportojnë se ai do të kalojë në klubin e njohur të Skocisë, për një shifër që shkon deri në 2 milionë euro.

Për këtë lëvizje të bujshme që po përflitet në orët e fundit për futbollistin nga Kosova, në një prononcim për median britanike, “The Sun”, ka folur edhe trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci.

“Eros është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai është shumë i shpejtë dhe mund të bëjë gjëra të mëdha në fushë. Mendoj se është përmirësuar shumë që nga koha kur u transferua në Kroaci te Osijek”, ka thënë italiani.

Më tej Panucci ka folur edhe për cilësitë që Grezda disponon dhe që mund të bëjë shumë punë te skuadra e Stiven Gerrard.

“Nga sa informacione kam për të, më herët ka pasur interesime edhe nga klube në Itali e Turqi. Erosi është një lojtar me një nivel teknik shumë të mirë, por gjithashtu ai mund të shënojë edhe gola shumë të rëndësishëm, siç ai që i shënoi Turqisë për ne. Për më tepër është akoma i ri dhe mund të bëjë edhe më mirë. Ai është një lojtarë kyç për ne, por edhe shumë i dashur”, është shprehur tekniku kuq e zi.

Grezda në këto dy vitet e fundit ka treguar se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Panuçit. Rikthimi i tij do të jetë një ndihmë shumë e madhe për skuadrën në prag të ndeshjeve për Uefa Nations League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat