Mourinho në fund të sezonit mund ta merr drejtimin e Realit ose PSG-së

Futboll

Mourinho në fund të sezonit mund ta merr drejtimin e Realit ose PSG-së

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:59
Jose Mourinho

Jose Mourinho është në qendër të vëmendjes së kritikuesve pas një starti të dobët në Ligën Premier.

Manchester United pësoi një humbje gjatë mbrëmjes së kaluar me rezultat 3-0 para shikuesve të vetë kundër Tottenham Hotspur.

Kjo ka bërë që të spekulohet për të ardhmen e trajnerit portugez, i cili mund të shkarkohet edhe pse ka marrë besimin e klubit.

The Daily Express shkruan se e ardhmja e strategut në fund të vitit është te njëra prej dy skuadrave të mëdha evropiane pas largimit nga drejtimi i Djajve të Kuq.

“Speciale One” thuhet se mund të merr drejtimin e Real Madridit, në rast të mos fitimit të ndonjë trofeu nga trajneri Julen Lopetegui.

Gjithashtu 55-vjeçari thuhet se do të jetë trajner i ardhshëm i skuadrës së Paris Saint-Germain, i cili udhëhiqet prej Thomas Tuchel.

Ndryshe, Jose muaj më parë ka zgjatur bashkëpunimin me klubin anglez deri në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat