Kloppi preferoi transferimin e Alissonit para Oblakut

Futboll

Kloppi preferoi transferimin e Alissonit para Oblakut

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 23:07
Jan Oblak

Jan Oblak do të ishte portieri i parë i Liverpoolit nëse Jurgen Klopp do ta kërkonte me këmbëngulje.

Bosi gjerman zgjodhi që për 70 milionë euro ta transferoj nga Roma, Alisson Beckerin, i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare këtë verë.

Por, përpara se të nënshkruante me brazilianin, bordi i klubit anglez ishte i vendosur që ta sjell në Anfield Road portierin e Atletico Madridit sipas AS.

Megjithatë, trajneri gjerman nuk lëvizte prej qëndrimit dhe e kërkonte me çdo kusht portierin e skuadrës romake.

Gjithashtu Atletico ishte e vendosur të mbante lojtarin dhe ndryshonte shifrat e transferimit që arriti deri në 90 milionë euro.

Liverpooli theksojmë se gjatë javës së kaluar ka shitur gardianin Loris Kariusin te skuadra e Besiktasit.

Ndryshe, The Reds janë aktualisht lider duke fituar tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligën Premier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat