Nga Ramiz Sadiku në klubin e madh kroat

Futboll

Nga Ramiz Sadiku në klubin e madh kroat

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:10
Emir Sahiti

Në faqen e klubit me renome kroat, Hajduku nga Spliti, konfirmohet se kanë firmosur me sulmuesin shqiptar, Emir Sahiti.

“Sahiti nënshkroi kontratë katërvjeçare me Hajdukun. Sulmuesi 19-vjeçar, sezonin e kaluar u paraqit për Hajdukun II në formë huazimi nga Rabotniçki i Shkupit nga Maqedonia. Ai tani edhe zyrtarisht është anëtar i ri i fanellës së Bardhë.

Sahiti filloi karrierën e tij në klubin prishtinas KF Ramiz Sadiku, pas së cilës ai shkoi në FC Prishtina dhe më pas në KF Trepça 89 dhe pastaj në Rabotnicki nga Shkupi, ku debutoi për ekipin e parë nga mosha 17 -vjeçare.

Ai luajti për ekipin kombëtar U-19 të Shqipërisë, dhe sot është anëtar i rregullt i ekipit të tyre U-21. Emir kishte luajtur nëntë ndeshje për ekipin e dytë të Hajdukut në gjysmësezonin e kaluar dhe ai shënoi një gol në ndeshje me Solinin”, bëhet e ditur nga Hajduku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat