Shqiptari që mban me krenari në telefon emblemën e klubit të madh serb

Futboll

Shqiptari që mban me krenari në telefon emblemën e klubit të madh serb

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:45
Xhevat Prekazi e mban me krenari në telefon emblemën e klubit të madh serb

Ish futbollisti nga Kosova,  Xhevat Prekazi, që ka nisur hapat e parë në KF Remonti nga Mitrovica, për të shkuar më pas në Partizan të Beogradit, pastaj në Hajduk të Splitit, Galatasaray etj. flet me superlativ për Partizanin e Beogradit dhe shpreson se mund të kualifikohet në fazën e grupeve në Europa League!

Sipas një portalit serb, “Alo” Prekazi në avion me Partizanin drejt Stambollit! “Ish futbollisti i Partizanit, Xhevat Prekazi, është i bindur se Partizani mund të luajë një ndeshje të mirë dhe të eliminojë kundërshtarin”, shkruan “Alo”. "Unë besoj kalimin e Partizanit”, tha mes të tjera Prekazi.

Besiktas dhe Partizani luajtën baras 1:1 në Beograd dhe ndeshja e kthimit luhet nesër (20.00) në Stamboll, ku është e vlefshme se cila nga këto skuadra do të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League. 

Prekazi duket se ende punon me grupmoshat të reja dhe në vitin 2017 kishte deklaruar: ”Beogradi është qyteti dhe shteti jem!”! Në fakt, edhe në foto që shihet, e bërë nga “Alo”, Prekazi e mban me krenari në telefon emblemën e klubit të madh serb dhe është i buzëqeshur si asnjëherë me parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat