Ronaldo nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës me Portugalinë

Futboll

Ronaldo nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës me Portugalinë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 12:09
Cristiano Ronaldo

Superylli i Juventusit ka vendosur të marrë pushim nga kombëtarja e tij.

Cristiano Ronaldo është i koncentruar vetëm te Juventusi. Ylli i bardhezinjve ka vendosur të mos shkojë në grumbullimin e Portugalisë, për të qëndruar në Torino, ku do të vijojë përgatitjet për të qenë sa më në formë me Juven.

Ronaldo dëshiron të përfitojë nga ndërprerja e kampionateve për shkak të ndeshjeve në kombëtareve për të rikuperuar kohën e humbur nga fillimi i vonë i përgatitjeve.

Të kënaqur nga ky vendim janë edhe italianët, sepse përveçse në miqësoren me Kroacinë, CR7 do të mungojë edhe në sfidën e parë të Nations League me Azzurrët, që do të luhet më 10 shtator në Lisbonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat