Italia në Ligën e Kombeve, Mancini grumbullon edhe emra të diskutueshëm

Futboll

Italia në Ligën e Kombeve, Mancini grumbullon edhe emra të diskutueshëm

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:34
Roberto Mancini

Të shtunën në mbrëmje, pak përpara sfidës Parma-Juventusi, Mancini do të nisë grumbullimin e kombëtares italiane për ndeshjet debutuese në Ligën e Kombeve, kundër Polonisë dhe Portugalisë. Madje e bën këtë, duke thirrur edhe lojtarë që nuk janë në maksimumin e tyre.

Në fakt, ai kishte shumë shpresa te një lojtar krahu që ishte në formë të mirë, si Florenzi, por që fatkeqësisht u dëmtua. Kishte shumë dilema për portën, por Donnarumma është në vështirësi, ndërsa Perin “ngroh” pankinën e Juves. Guxon edhe me Balotellin, i cili për shkak të merkatos nuk ka luajtur ende asnjë minutë këtë sezon.

Por, kalendari nuk pret dhe atij i duhet të nisë përgatitjet. Gjithçka nis pas fitores me Arabinë, humbjes me Francën dhe barazimit me Holandën, ndeshjet e para të zhvilluara prej Mancinit në krye të pankinës zikaltër, duke zbritur në fushë një formacion me modulin 4-3-3.

Për momentin as Verratti, Conti dhe Spinazzola nuk janë të gatshëm, ndërsa De Sciglio nuk ka luajtur ende. Shumë dyshime ngrihen mbi De Rossin, ndërkohë që do të jetë Chiellini për sa kohë që të ketë nevojë trajneri, pasi e ka të vështirë t’i thotë “Jo” kombëtares.

Megjithatë, shpresë ka pasi në gjendje të mirë janë Chiellini, Bernardeschi, Jorginho, Belotti, Berardi, Chiesa dhe Bonaventura. Në listën e tij do të jetë i gatshëm edhe Gagliardini. Sa i përket portës, në pritje të duelit Milan-Roma të së premtes në mbrëmje, Mancini do të vendosë nëse do të luajë me Donnarummën, prej të cilit kërkon garanci, përndryshe në balotazh do të jenë Perin dhe Sirigu.

Ja lista e plotë e Italisë:

PORTIERË – Donnarumma, Perin, Sirigu.
MBROJTËS – Zappacosta, D’Ambrosio, Criscito, Darmian, Bonucci, Chiellini, Caldara, Romagnoli (Rugani, Emerson, Calabria).
MESFUSHORË – Jorginho, Mandragora, Pellegrini, Cristante, Gagliardini, Bonaventura (Benassi, Parolo, Baselli, De Rossi).
SULMUES – Chiesa, Bernardeschi, Berardi, Belotti, Immobile, Balotelli, Insigne, Politano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat